Simpson largohet nga ‘Melrose Place’ Simpson-Wentz nuk do të jetë më pjesë e serialit televiziv Melrose Place.

Ashlee Simpson këngëtarja apo aktorja luante rolin e Violet Foster, një vajzë e re nga një qytet i vogël që zhvendoset në Los Angeles.

Por roli i Simpson-Wentz tash është larguar nga seriali, së bashku me karakterin e bashkë-aktore Colin Egglesfield, Auggie Kirkpatrick.

Simpson-Wentz dhe Egglesfield e kanë pranuar lajmin ‘si profesioniste’ pasi ata ishin paralajmëruar që më herët se mund të largohen nga programi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here