Genc Prelvukaj gjatë intervistës për gazetën “Zërin”, ka folur për angazhimet e tij të fundit në muzikë, politikë dhe në fushat tjera.

Një kohë ke qenë mjaftë aktiv me projekte muzikore por edhe nëpër media. Disi je “zhdukur”.

Çfarë je duke punuar aktualisht?

Sa herë që lë përshtypjen se jam “zhdukur”, atëherë të jeni të sigurt që jam duke punuar me të gjitha forcat. Sezoni e verës është afër dhe me fillimin e saj vijnë projektet e para.

Po nga grupi “Etnon” do të kemi të paktën ndonjë këngë?

Ky vit nuk sjell album të ri nga “Etnon” por këngë të reja do të këtë. Edhe pse kam qenë i koncentruar këtë vit shumë në projektet e artistëve tjerë, megjithatë kam menduar pak edhe për grupin. Në qershor pritet të filmojmë diçka prej punëve që i kemi përzgjedhur që mund të jenë atraktive për njerëzit.

Para disa ditësh është zbuluar se këngën “Adios” e kompozuar nga ju, por e kënduar nga Dafina Zeqiri, e ka huazuar një këngëtare serbe.

Keni marr ndonjë masë ligjore ndaj kësaj këngëtare?

Gjatë gjithë javës jam marrë më këtë çështje. Jam shumë skeptik për masat ligjore që mund të merren lidhur më këtë rast. Keqpërdorimi, shfrytëzimi pa të drejtë i këngëve të huaja është dukuri negative e njohur ballkanike viteve të fundit. Në rajon nuk më është i njohur asnjë rast që ndonjë autor të këtë marrë dëmshpërblim për shkak të keqpërdorimit të së drejtës se tij.

Cilat është kontributi yt sot në politikë?

Politika është një nga angazhimet që kam pasur kohëve të fundit, por megjithatë muzika ende përben thelbin e punës dhe preokupimeve ditore. Sidoqoftë, kjo nuk mund të jetë gjithmonë njëjtë dhe në të ardhmen pres që pak a shumë të ndryshoje diçka . Vitin që vjen e shoh veten edhe më të angazhuar në politike.

Cili është pika kulmore që mendon ta arrish në politikë?

Unë gjithmonë kam pasur qëllim të mirë kudo që kam vënë këmbën , kështu që, as në politikë nuk mund të jetë ndryshe. Ndjej se kam diçka pozitive për të dhënë.

Janë bërë disa vite që je divorcuar pas një martese 4 vjeçare. Cila është gjendja juaj e tashme shpirtërore?

Kam një qetësi që me nevojitet më së shumti. Por, pavarësisht nga kjo unë kam një natyrë të çuditshme ku nuk jam shume sentimental. Si lajmin e mirë si atë të keq e marr shumë ftohtë. Më këtë dua te them që gjendja shpirtërore tek unë nuk trazohet lehtë.

Sa ka të vërteta në ato që flitet dhe shkruhet për ju dhe a është dikush afër Gencit gjatë kësaj kohe?

Krejt çfarë shihet nuk duhet të merren si të sakta dhe të gatshme. Unë nuk jam në lidhje aktualisht.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here