Balerini italian, i cili u bë i njohur nga spektakli e “Dancing with the Stars”, Simone Pigliacelli, bashkë me Olta Ahmetaj kanë çelur në Shqipëri një palestër për të gjithë ata që kanë pasion kërcimin.

Në këtë mënyrë artdashësve u ofrohet një mundësi shumë e mirë, për të mësuar me balerinë profesionistë zhanret e ndryshme muzikore.

Simone, i cili është shpërngulur nga Italia për të jetuar në Tiranë ka thënë se është kënaqësi për të qenë sa më afër publikut dhe ka shprehur mirënjohje për atë që i ka falur Shqipëria.

“Më pëlqen Shqipëria sepse më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka bërë shumë të njohur”, ka thënë balerini për mediat shqiptare.

Përveç palestrës, të dy balerinët do të prezantojnë edhe një program televiziv për baletin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here