Një nga imazhet publicitare më të njohur tek ne tregon dallimin midis punës së modeles dhe të fotomodeles. Sa ndikon imazhi në suksesin e shitjes së një produkti masiv.

Cilat janë veçoritë dhe problemet e marketingut tek ne. Cilat janë vështirësitë që një femër e bukur duhet të hasë jo vetëm për të mbajtur një formë perfekte fizike, por dhe të mos jetë e paragjykuar për cilësi të tjera.

Mendoj se një femre të bukur në pamje shpesh i duhet “të luftojë” disa herë më shumë për t’i kultivuar cilësi, si inteligjenca dhe pjekuria, se dikush më pak e bukur.

Çdo gjë negative në jetën time e kthej në pozitive, ky është rregulli im numër një. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, unë përpiqem ta kthej në favorin tim.

Ç’do të thotë të jesh fytyra e një produkti të konsumit masiv? Si e ndihmon kjo marketingun?

Të jesh fytyra e një produkti do të thotë ta përfaqësosh atë duke përcjellë vlerat e tij më të mira te konsumatori.

Përzgjedhja e një imazhi ose një fytyre për një produkt është një praktikë mjaft e përhapur, vitet e fundit edhe në Shqipëri e cila sipas studimeve marketuese rezulton mjaft efikase me në përhapjen dhe njohjen e shpejtë të markës në treg.

Në rastin e një produkti të konsumit masiv target grupi i synuar është më i gjërë dhe si i tillë është me shumë rëndësi që imazhi i përzgjedhur për mesazhin promocional në media apo në çdo lloj mjeti tjetër reklamues të gëzojë disa cilësi e vlera tek të cilat mund të gjejë veten e të identifikohet blerësi.

Çfarë ndryshimi ka midis një modeleje dhe një fotomodeleje?

Një modele preferohet të jetë mbi të gjitha shtatlartë, mbi 1.73metra, elegante në përmasat e një manekini, të ketë tipare të rregullta të fytyrës si dhe nje look natyral.

Puna e një modeleje zhvillohet kryesisht në pasarelë por edhe në seanca photoshooting përpara objektivit të aparatit fotografik. Një fotomodele është e domosdoshme të ketë një fytyrë me tipare të rregullta,

të theksuara e shprehëse si dhe përmasa të rregullta trupore. Gjatësia nuk është kusht i domosdoshëm për një fotomodele, megjithatë preferohet të jetë mbi 1.65. Një fotomodele, si kuptohet dhe nga vetë emri punon vetëm me fotografinë.

Cili është sekreti i realizimit të një fotoje të bukur?

Nga eksperienca ime me fotografinë mendoj se që një foto të dalë e përkryer nevojitet t’i kushtohet vëmendje elementëve të tillë si modelja, sfondi në raport me modelen si dhe cilësia e fotografimit, dritë-hijet, ngjyrat.

Modelja duhet të jetë e lirshme dhe sa më e natyrshme përpara objektivit, aq sa të luajë me të.

Klicken für Bild in voller Größe

Çfarë mendon se është pika jote e fortë në fotografi?

Duke u nisur edhe nga përshtypjet e profesionistëve të fushës mendoj se pika ime e fortë përpara aparatit është shikimi.

Sa ndikon komjuteri në një foto?

Një foto kalon gjithnjë në një fazë përpunimi përmes kompjuterit. Por, nga ana tjetër një ndërhyrje e tepruar, siç ndodh të shohim rëndom, përveç se nuk është profesionale bën që të humbasin

dhe veçantitë që e bëjnë atë artistikisht të mirë. Edhe në foto fashion, ku përdoret më shumë photoshop, duhet të ruhen gjithnjë të pa prekura ato tipare që shprehin karakterin e një modeli.

Shumë artistë përdorin në mënyrë të ekzagjeruar photoshopin, çfarë mendon ti?

Kjo është zgjedhja e tyre megjithatë, pa dashur ta gjykoj shumë, unë mendoj se sot për fat të mirë po fillon të humbasë nocioni i perfeksionit. Domethënë : Nëse dikur, kohë pas kohe kishim modele ideale të bukurisë femërore në përmasa e tipare sot pranohen,

si pjesë e sharmit dhe personalitetit të veçantë të secilit, edhe disa “defekte”. Obsesioni për të qenë “perfektë” qoftë edhe vetëm përmes photoshop, i kthen padashje këto personazhe në kopje të njëra-tjetrës.

Cili është efekti i origjinalitetit të një fotografie?

Një foto është e mirë kur është origjinale e natyrale, pra më pak ose aspak ndërhyrje. Mendoj se duke respektuar secilën nga elementet e sipërpërmendura si modeli, sfondi, ngjyrat, dritë-hijet. Një fotograf profesionist mund të realizojë një foto të bukur.

Zgjodhe të studiosh marketing rastësisht?

Zgjedhja për të studiuar në Fakultetin Ekonomik erdhi për shkak të natyrës së punës që bëja. Duke qenë e lidhur me marketingun në praktikë mendova se disa njohuri teorike do e plotësonin mjaft mirë eksperiencën time në këtë fushë. Pra nuk ka qenë një zgjedhje e rastësishme.

Nga eksperienca jote si imazh produkti, por edhe nga studimet ku çalon marketingu te ne?

Marketingu në Shqipëri është një fushë që sa ka nisur të eksplorohet. Kjo për shkak të formës së thjeshtë të organizimit të shumë prej bizneseve shqiptare. Në bizneset me kapital të huaj, përkundrazi, ka shumë kohë që marketingu shihet si një hallkë e pandarë brenda një kompanie,

që mundëson në mënyrë të padiskutueshme suksesin e një produkti apo shërbimi që në krijimin e tij, shpërndarjen e deri tek shitja. Mjaft të përmendim faktin se në kompanitë e mëdha me degë në të gjithë Botën gati 30% e fitimeve të përgjithshme shfrytëzohen vetëm për marketing.

Cilat janë mënyrat më efikase për të goditur te konsumatori?

Qëllimi i një fushate marketingu është pikërisht të godasë te konsumatori. Një fushatë e mirë garanton një rezultat të matshëm dhe që zgjat në kohë. Mënyrat e të bërit marketing janë të shumëllojshme,

që nga mesazhet promocionale përmes mjeteve të komunikimit masiv radio, televizion, gazeta, revista, billborde, citylight, etj deri tek marketingu i drejtëpërdrejtë në terren (marketing-shitje). Lloji i produktit apo shërbimit përcakton se cila nga të mësipërmet është mënyra më efikase.

Sapo ke realizuar një set fotografik me një fotograf të famshëm italian, çfarë të bëri përshtypje.

Në Shqipëri ka fotografë shumë të zotë e mund të them se kam qenë mjaft e kënaqur nga eksperienca me ta. Më bëri përshtypje veçanërisht mënyra e përzemërt dhe e sinqertë e komunikimit me të gjatë punës dhe sigurisht profesionalizmi.

Ushqimi është armik për një fotomodele ashtu si edhe për një modele?

Është e rëndësishme që si një modele ashtu dhe një fotomodele të ndjeke një diete të pasur në vlera ushqyese por të varfëra në kalori. Ruajtja e një peshe konstante dhe frekuentimi i palestres gjithashtu është me mjaft rëndësi.

Ushqimi, sigurisht është armik nëse abuzohet me të. Por, dhe një trup mjaft i dobët e i paushqyer nuk do të ishte në gjendje të përballonte një jetë aktive normale, prandaj mendoj se ngrënia e rregullt e vakteve duhet ndjekur me rigorozitet.

Cila është pjata që nuk do të refuzojë ndonjëherë?

Një pjatë makarona alla italiana nuk do t’i refuzoja dot.

Ç’mendon për vegjetarianët?

Kam disa miq vegjetarianë që janë dhe aktivistë në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. E respektoj zgjedhjen e tyre. Di se dhe mjaft personazhe të huaj VIP kanë bërë të njëjtën zgjedhje duke qenë madje dhe dëshmitarë në fushata të përvitshme, që zhvillohen për ditën ndërkombëtare të vegjetarianëve.

Mund të veçoj këtu aktoren angleze Jane Honeywell, e cila zgjodhi një mënyrë mjaft origjinale për të dhënë ndihmën e saj si aktiviste e të drejtave të kafshëve. Ajo pozoi toples brenda një pjate duke u vëzhguar nga të gjithë duke qenë se slogani i fushatës ishte : “ Provoni të viheni në vend të atij që keni në pjatë”.

Po për ata animalistë që janë kundër përdorimit të lëkurave e peliçeve origjinale?

Edhe pse përbëjnë një minorancë, e për fat të keq nuk kanë arritur ende të kenë një ndikim të ndjeshëm në këtë drejtim, mendoj se është e drejta e tyre të jenë kundër përdorimit të lëkurave të kafshëve, madje të protestojnë për të mbrojtur një ide të tillë.

Nëse do të të dhuronin një peliçe të bërë me disa dhelpra të vrara (shumë e shtrenjtë) do ta vishje me qejf ?

Nëse nuk do ta dija kaq ekzaktësisht origjinën e peliçes do ta pranoja me qejf, por nëse do të më thuhej se për këtë peliçe janë sakrifikuar disa kafshë, atëherë do të vihesha në dilemë. (qesh)

Një femër e bukur ndihet keq kur meshkujt tërhiqen nga pamja dhe pak mendojnë për inteligjencën?

Një femër e bukur dhe inteligjente do të shqetësohej vetëm për dikë që mendon mjaft për inteligjencen.

Është paragjykim që femrat e bukura jo shpesh janë dhe inteligjente?

Mendoj se ky është një paragjykim dhe madje haset shpesh. Bukuria është një dhuratë e natyrës por nëse nuk rrezaton një shpirt dhe një mendje të bukur bëhet më e shëmtuar dhe e vakët, ndoshta edhe se dikush që është pranuar si jo e bukur fizikisht.

E pikërisht për këtë arsye, unë mendoj se një të bukure në pamje shpesh i duhet “të luftojë” disa herë më shumë për t’i kultivuar këto cilësi, se dikush më pak e bukur.

Kush e ka përhapur këtë, femrat jo të bukura?

Rëndësi më të madhe në këtë rast kanë ajo pjesë e femrave të bukura që shërbejnë si kundërshembuj të këtij paragjykimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here