Aktori i filmave aksion Silvester Stallone e ka thyer nofullën gjatë xhirimeve të një skenë lufte për filmin e tij të fundit.

Aktori i filmit, Rambo (63) ka pasur nevojë për një operacion emergjent.

Rambo është lënduar gjatë xhirimeve të filmit që i kushtohet ish-mundësit Steve Austin. Filmi quhet “The Expendables”.

“Lufta ime ishte aq e ashpër, kështu që pësova një thyerje në nofull. Pas kësaj e kam një operacion shumë serioz”, ka thënë ai.

Filmi, në të cilin luajnë edhe aktorët Arnold Shwarzenegger, Bruce Willis dhe Mickey Rourke, pritet të jepet premierë këtë verë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here