Silva nuk arrin të rikthejë linjat Ka tre muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj nga lidhja e dashurisë me reperin Dafi Derti.

Edhe përkundër angazhimeve të shumta, si dhe kthimit në skenë me koncerte vetëm pak javë pas lindjes, Silva duket se akoma e ka problem rikthimin në linjat që ka pasur para shtatzënisë.

Kjo gjë po vërehet në daljet e fundit në kryeqytet, ku këngëtarja ka qenë e shoqëruar nga personazhe të njohur të ekranit, por edhe në koncertin e fundit që ka mbajtur në Turqi, ku është munduar që me veshje të mbulojë kilogramët e tepërt.

Ndoshta është normale për një nënë që ushqen fëmijën me gji, por Silva duket se nuk ia ka dalë të ketë një fizik të hollë, edhe përkundër aktiviteteve të shumta muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here