Miller, ka hequr dorë nga organizmi i përvitshëm teatral i Kevin Spacey në Londër, pas një konflikti lidhur me orarin.

Ylli i “Factory Girl” ka qenë e planifikuar të bëhej pjesë e “Spacey’24 Hour Plays Celebrity Gala” që mbahet në teatrin “Old Vic” të dielën, por e ka anuluar këtë për shkak se është dashur të jetë prezente në xhirime filmi.

Me pikëllim të madh, ajo është dashur të heq dorë për shkak të datës dhe ajo është shumë e dëshpëruar që s’ka mundur të përfshihet në këtë organizim”, ka deklaruar zëdhënësja e saj.

Miller besohet se është duke xhiruar për dramën e ardhshme “Yellow”, në të cilën e luan rolin e një të varure nga droga. Evenimenti i Spacey përmban performancë të shkrimeve, regjisë dhe shfaqje të shkurtra gjatë një dite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here