Miller ka deklaruar se ajo mezi pret që t’i lë pas vetes vitet e njëzeta dhe të hyjë në një moshë më serioze, përkundër se është e shqetësuar për plakjen.

Në dhjetor aktorja mbush 30 vjet, ndërsa ka thënë se dëshiron të lë pas vetes moshën e papjekur dhe lidhjet e dështuara, me emrat, si Jude Law e Balthazar Getty.

“Mendoj se nëse i vendosni kamerë jetës së dikujt dhe e dokumentoni çdo ditë nga mosha 21 deri në 27 vjeçare, do të shihni se aty do të ketë gjëra jo edhe aq të mira”.

“Ndërsa unë mendoj se i kam kaluar të njëzetat nën përjetimin e shkëlqimit dhe katastrofës. Tash jam më e qetë. Më duket si një dekadë e re, më serioze”, ka thënë Miller.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here