Ajo që ra në sy ishte fakti se edhe pse ishin në ngjarje të njëjtë, dy këngëtaret shqiptare në asnjë moment nuk janë parë duke komunikuar mes veti, duke nxitur spekulime se mes tyre ka ndonjë mosmarrëveshje.

Dy këngëtaret e famshme nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa, ishin këto ditë pjesëmarrëse në koncertin e organizuar nga “BBC Radio 1”.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se edhe pse ishin në ngjarje të njëjtë, dy këngëtaret shqiptare në asnjë moment nuk janë parë duke komunikuar mes veti, duke nxitur spekulime se mes tyre ka ndonjë mosmarrëveshje.

Por tani duket se është gjetur edhe shkaktari i “hasmërisë” së tyre. Siç dihet, vite më parë Rita Ora ishte në lidhje dashurie me këngëtarin dhe kompozitorin Calvin Harris, por pastaj bukuroshja nga Kosova ishte braktisur nga artisti skocez në mënyrën më të keqe të mundshme, përmes një SMS-je në telefon.

Pas kësaj mes tyre ka pasur përplasje të ndryshme në medie, sa kishte çuar edhe në ndalimin e këngëve, të cilat i kishte kompozuar Calvin.

Por tani vjen lajmi se Dua Lipa, e cila së fundmi po gëzon sukses të jashtëzakonshëm në tregun botëror të muzikës, ka filluar bashkëpunimin pikërisht me Calvin Harris dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Ritës, e cila nuk mund ta pranojë në asnjë mënyrë bashkëpunimin mes tyre.

Një burim ka deklaruar se Rita mendon që Dua e ka bërë me qëllim këtë, vetëm për ta bërë atë xheloze. Rita mendon se Dua Lipa qëllimisht ka filluar bashkëpunimin me Calvin.

Ajo mendon se mes tyre do të ketë më shumë sesa vetëm bashkëpunim në muzikë”, ka deklaruar ky burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here