Vajzat të cilat shkojnë çdo ditë në shkollë, kanë gjithmonë atë shqetësimin se si të bëjnë make up të bukur; pasi na duhet të bëhemi gati me nxitim, me katër orë gjumë, dhe me mësimin që në tetë të mengjesit do të thotë që nuk kemi kohë të trukohemi . Dëshironi të keni një pamje natyrale, shumë të këndshme, por prap se prap dëshironi të eksperimentoni me make up-in tuaj atëherë ne do t’ju sugjerojmë disa këshilla që ju t’i keni parasysh kur bëni grimin.

Pra, si mund të krijoni një look dhe make up të bukur, por pa e ekzagjëruar atë? Çfarë do të ishtë më e përshtatshme për universitetin?  Pyetjet tuaja më në fund do të kenë një përgjigjje.

Besoj që të gjitha vajzat dëshirojnë të duken të bukura dhe të veçanta kur ato shkojnë në universitet, në punë, apo edhe në kampe pushimi. Ja disa nga këshillat që ne do t’ju sugjerojmë për këto ditë;

Qëndroni e thjeshtë: Ju nuk duhet të shpenzoni me orë të gjata në mëngjes duke u bërë gati, përpiquni që rutina juaj e kujdesit ndaj vetës në mëngjes të jetë sa më minimale dhe e thjeshtë. Do të falenderoni vetën kur të zgjoheni në mëngjes pak më vonë, dhe do t’ju duhet të kapni orën e dytë të mësimit në 9:00.  Më thjeshtë, më mirë apo jo!

Filloni duke u kujdesur per lëkuren tuaj.

Nësë keni një lëkurë të bukur, pjesa tjetër e make up-it bëhet 100% më e thjeshtë, në vend që të vendosni pudër të pafundme për të mbuluar njollat, ju vendosni një puder natyrale për pak sekonda, kështu proçesi është edhe më i thjeshtë apo jo! Që të keni një lëkurë të mirë konsumoni ujë sa më shumë, dhe për probleme të tjera si akne apo njolla ju këshillojmë të konsultoheni me një dermatolog.

Make up-in vendoseni në një vënd me dritë.

Kur jeni duke bërë proçesin e make up-it ju këshillojmë që t’a bëni atë në një vend ku ka dritë të diellit, pasi ju ndihmon që të shikoni se si duket fytyra juaj dhe si po e bëni ju make up-in. Kini kujdes që të mos e rëndoni make up-in, pasi kur të shkoni në universitet ai duhet të jetë sa më natyral dhe i freskët, jo i rënduar sepse nuk është komod dhe i përshtatshem për ambientin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here