Cila është mënyra më e mirë që të lyejmë thonjët me manikyrë, dhe ajo të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur? Ja disa këshilla;

Pastroni thonjët me sapun dhe ujë pastaj fshini ato me një peshqir.Aplikoni mbi to një produkt forcues të trashë, aplikoni dy shtresa të ngjyrës suaj të preferuar, dhe pastaj vendosni sipër një bazë mbrojtëse për ngjyrën.
Kur jeni duke vendosur forcuesin, ju këshillojmë që më parë të paksoni sasinë e brushës tek shishja e manikyrës dhe me pas t’a aplikoni në thua. Pastaj para se të aplikoni pjesën e dytë të manikyrës prisni pak sa të thahet manikyra. Ky është sekreti që manikyra juaj të zgjasë sa më shumë. Të nesërmen ju këshillojmë që të aplikoni sërish një shtresë forcues manikyre në qoftëse thonjët tuaj kanë nevojë për të.

Prisni të pakten dy orë që manikyra të thahet plotësisht, para se ti ekspozoni thonjët tuaj ndaj efektit të diellit. Aplikoni locion forcues mbi duar dhe thonj sa më shpesh sepse kjo i ndihmon ato të jenë edhe më të fortë, dhe bën që manikyra të qëndrojë edhe më gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here