Vite më parë ishte shumë aktive në muzikë.
Bubulina Krasniqi tash e sa vite është shkëputur nga muzika, duke u përkushtuar më shumë rreth jetës private dhe angazhimeve tjera jashtë këtij profesioni.
Atë nuk e shohim të jetë shumë aktive në rrjete sociale, por ishte motra e saj, aktorja Teuta Krasniqi e cila ia publikoi së fundi një foto Bubulinës.