Si ka qenë ky vit për Çiljeta XhilagaE bukur, seksi, joshëse dhe prej mbi 10 vjetësh një nga femrat më të mikluara të ekranit. Por, uragani Çiljeta nuk di të ndalet.

Ashtu si edhe ky vit i ngjeshur me koncerte të pafundme, edhe ndërrimi i viteve do ta gjejë në shesh duke kënduar. Këtë herë në qytetin e Durrësit. E ndërkaq, festa do të jetë pranë familjes.

Po Romeo? Çili këtë herë ka vendosur të mos flasë për të. Në fakt, pas Vitit të Ri ajo ka vendosur të ndajë shapin nga sheqeri. Megjithatë, ajo është optimiste dhe entuziaste më shumë se kurrë. Për më tepër, le të ndjekim rrëfimin e saj…

Çiljeta, si ka qenë ky vit për ty?
Ka qenë një vit i mbushur me shumë angazhime, qoftë me muzikë, qoftë nëpër koncerte të shumta që vazhdojë ende t’i kem.

Keni marrë pjesë në fushatë elektorale dhe ndërkohë keni arritur të bëni diferencime se çfarë është të këndosh përpara publikut të fushatës dhe atyre të koncerteve. Si mendoni, cilat janë emocionet, ndjesitë?
Unë e kam shprehur dhe e shpreh prapë, që koncertet më të bukura që kam përjetuar në jetën time kanë qenë koncertet e fushatës elektorale. Përveçse e kam përjetuar shumë emocionalisht, ka qenë një publik shumë i gjerë, shumë i madh, kanë qenë emocione më të mëdha se sa për një koncert normal.

Në këto momente jeni për një udhëtim?
Po, së bashku me kolegen time, Ingridin, do shkojmë të dyja në Zvicër.

Do këndoni atje për Vitin e Ri?
Jo, do këndojmë deri në datën 28 dhjetor dhe më pas do të jem në Tiranë për Vitin e Ri. Në mbrëmjen e 31 dhjetorit do të jem në Durrës, në shesh dhe në dy vende të tjera, disko, për të kënduar.

Ju vjen keq që nuk e festoni si të gjithë njerëzit?
Do e festoj mbas orës 24:00, do jem me njerëzit e mi, para orës 24:00 jam në punë.

Çfarë pret nga Viti i Ri?
Nga babagjyshi i Vitit të Ri pres të ma bëjë vitin të mbarë, në çdo aspekt, por mbi të gjitha të jem e lumtur me veten time.

Keni bërë ca plane konkrete për Vitin e Ri? Gjëra që ju doni t’i realizoni?
Sigurisht. Për momentin janë profesionale. Janë këngët e mia më të reja që jam duke i punuar me Florin, klipet që do realizoj këtë vit. Nuk diskutohet, janë dhe shumë projekte të reja që për momentin nuk dëshiroj t’i them, le t’i lëmë pak surprizë për vitin që vjen.

Duke qenë se keni pasur mjaft koncerte këtë vit, e keni menduar që të bëni një koncert tuajin recital?
Besojë se është akoma herët për karrierën time për të pasur unë një recital timin. Më duhen dhe nja tre vjet të tjera që ta bëj këtë gjë.

Mendoni se një koncert recital mund ta bëjë një këngëtar që ka vite eksperiencë?
Sigurisht, që të bësh një koncert recital duhet të kesh vite eksperiencë. Kështu që, mua më duhen disa vite të tjera për të realizuar një gjë të tillë.

Si ndiheni në tregun muzikor dhe çfarë ju dallon ju nga këngëtaret e tjera?
Unë bëra 10 vjet në skenë, kam që 14 vjeç dhe tani mbush 25, kështu që nuk e kam ndierë shumë këtë rivalitetin. Gjithmonë gjërat e mia më kanë shkuar mbarë dhe nuk ka pasur ndonjëherë ego për të qenë më mirë se të tjerat. Unë gjithmonë e kam shprehur, çdo artist është unik në stilin e vet, çfarë dalin mbrapa nesh janë thjesht kopjet tona. Kështu që nuk e kam ndierë shumë këtë rivalitetin e këngëtareve, gjithmonë gjërat e mia i kam realizuar dhe kanë qenë të suksesshme.

Për sa i përket festivaleve, duket se jeni tërhequr? Edhe tek i preferuari juaj “Kënga Magjike” nuk ju pamë?
Tek “Kënga Magjike” këtë vit nuk mora pjesë për shkak se bëja tre vjet rresht aty dhe nuk kisha diçka të re, të bukur për të sjellë këtë vit. Mua nuk më pëlqen të marrë pjesë nëse s’kam diçka të re dhe të bukur, të ndryshoj nga të tjerët. Në ‘Top Fest’ nuk e kam vendosur ende, të shoh nëse do të kem ndonjë material të mirë. Më shumë këtë vit do punoj me klipe dhe me këngë të reja se sa me festivale.

Pse nuk është i rëndësishëm një çmim sa një klip?
Shiko, unë më shumë kam çmime se sa videoklipe në karrierën time. Klipe kam shumë më pak në krahasim me performancat e mia skenike. Besoj se ka ardhur koha të merrem pak më shumë me klipe, dhe ndoshta pak më pak me festivale.

Vitin e Ri do e presësh vetëm apo…?
Do e festojë me familjen, nuk jam vetëm.

Me apo pa Romeon?
Çiljeta nuk është asnjëherë vetëm në zemër, kështu që të tjerat pak rëndësi kanë.

Vitin e Ri do ta nisni vetëm apo…?
Do ta nis me koncertet e mia dhe me koleget e mia.

Pse vallë, keni bërë ndonjë plan që nuk do të jeni më me Romeon?
Jo, nuk kam bërë asnjë plan, gjërat i kam lënë të rrjedhin natyrshëm, nuk dua të deklarohem për jetën time private./
BLUETOOTH/

2 KOMENTET

  1. shum je e bukur je sexy urime veq vazhdo se mir je ka na kall uhhhhhhhhhhhh kiss

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here