Në muajin Mars, Halle Berry kishte postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një fotografi me duart e hapura dhe me këtë përshkrim: “Kështu dukem unë kur dikush më thotë ‘po vijë te ti dhe me vete kam ushqim”.

Pothuajse menjëherë pas kësaj fotografie, fansat e saj ishin mahnitur nga fakti se aktorja e tyre e preferuar jo vetëm që është adhuruese e ushqimit, por është fanse 50 vjeçare e ushqimit, e cila duket tejet seksi. Vetëm shikojeni mirë dhe do të bindeni! – transmeton Telegrafi.

Por, si ia del kjo aktore të duket kaq e mahnitshme, pavarësisht moshës që ka?

Diagnostikimi me diabet kishte ndryshuar gjithçka për të.10

Berry ishte diagnostikuar me sëmundjen e diabetit kur kishte qenë 19 vjeçare. Pas disa viteve me “situata të frikshme” dhe mos kuptimit të sëmundjes, Berry kishte mësuar se duhej të bënte disa ndryshime serioze në stilin e jetës së saj, pasi që kjo kishte qenë zgjidhja e vetme për një shëndet më të mirë. Prandaj, aktorja kishte vendosur t’i shmangë ushqimet me sheqer të proceduar dhe bukën nga dieta e saj, ndërsa tani i nënshtrohet një diete të shëndetshme, e cila përfshin ngrënien e shumë perimeve dhe konsumimit të sasive të mëdha të ujit.

“Unë përpiqem t’i ha katër shujta të vogla në ditë, ndërsa më pëlqen të ndjehem e fortë dhe e shëndetshme”, ka rrëfyer berry për Women & Home South Africa.

Pra, plani i saj i ushqimit përqendrohet në ushqime të cilat kanë pak yndyrë, pak sheqer dhe që kanë pak karbohidrate të procesuara. Ushqimet e saja të preferuara janë tuna e përgatitur në skarë, dhe patatet e pjekura me hudhër. Përveç tyre, aktorja ushqehet edhe me perime, pulë, peshk të freskët.

Ajo e shmangë krejtësisht sheqerin (njëjtë edhe fëmijët e saj)

Berry është e njoftuar me problemet të cilat mund t’i shkaktojë sheqeri në sistemin dhe lëkurën e saj, ndërsa i referohet atij si “helm”. Ajo përdor Xylitol si zëvendësues sheqeri për veten dhe për dy fëmijët e saj (vajzën Nahla, 9 vjeçe, dhe djalin Maceo, 3 vjeçar), ndërsa edhe fëmijët e saj i përmbahen një diete të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here