8Një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit, George Michael, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire.

Lajmi është bërë publik nga publicisti i tij.

“Me pikëllim të madh konfirmoj se, vëllai, miku George, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve”.

Legjenda George Michael, i cili e nisi karrierën e tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.

I lindur nga një baba me origjinë greke dhe një mama angleze, ai arriti të kthehej në një superstar, jeta e të cilit ishte e trazuar.

Në një moment reflektimi, Michael pati thënë se ka kaluar 20 vitet e fundit duke u përpjekur të shkatërrojë një karrierë fantastike përmes skandaleve poshtëruese me drogë dhe seks.

Thellësisht i talentuar, shumë inteligjent dhe tip sharmant, ai e zhyti jetën e tij në kaos.

Njeriu që i dha botës hite si “Last Christmas”, vdiq në ditën e Krishtlindjes.

Njëherë e një kohë ai deklaronte se tymoste deri në 25 cigare me hashash në ditë.

Michael pati probleme edhe me depresionin.

Homoseksuali i deklaruar kaloi në krizë pasi i dashuri i tij, Anselmo Feleppa ndërroi jetë pas një sëmundje të lidhur me HIV-in.

Depresioni vazhdoi pasi mamaja e tij ndërroi jetë nga kanceri.

Në vitin 2008 u kap duke tymos kokainë-krak në një tualet publik.

Një nga zakonet e tij ishte seksi me të panjohur, një aktivitet që thotë se e kishte nisur që në adoleshencë.

Njëherë ai i tha mikut të tij, Piers Morgan se kishte pasur mbi 500 partnerë seksualë në shtatë vite.

Vetëm në fillim të këtij viti ai ishte zotuar se do i jepte fund këtij stili jetese.

Ishte tepër vonë.

Zemra e tij pushoi në ditën e Krishtlindjes, duke lënë të pikëlluar miliona fansa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here