Xhesika Berberi është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila ka zgjedhur që karrierën e saj ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është komentuar shpesh për fizikun e saj tepër të rregullt. Por si e mban Xhesika trupin në formë? Ajo e ka zbuluar këtë me anë të opsionit “Ask me” në Instagram. “Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese. You got it”, shprehet ajo. Ndër të tjera, Xhesika ka rrëfyer gjithashtu se është tepër e dhënë pas familjes së saj dhe jetesa në New York bëhet më e vështirë nga ky fakt. Kujtojmë se ajo e ka filluar modelingun në moshën 14-vjeçare, kur u zbulua nga fotografi i famshëm, Fadil Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here