Si e joshi Rovenen Nexhat BehramiËshtë gjithmonë pranë publikut shqiptar me hitet e saj të suksesshme. Pasi ka eksperimentuar mjaftueshëm në zhanret e muzikës që këndon, Rovena Stefa, sjell për publikun shqiptar një risi në prag të këtij fundviti.

Një kalendar artistik do të jetë prurja më e re e këngëtares Stefa për t’i qëndruar sa më pranë shqiptarëve në të dymbëdhjetë muajt e vitit, por jo vetëm kaq, një këngë e re e kompozuar nga vetë ajo si edhe shumë e shumë projekte të tjera e presin Rovenën tonë… si fillim po ju tregojmë vetëm kaq të tjerat ja u zbulon intervista.

Si lindi ideja për të realizuar një kalendar?
Është një dëshirë e hershme e imja për të pasur një përmbledhje të fotografive të mia më të mira, të realizuara nga fotografët më të mirë shqiptarë dhe të huaj, foto të cilat tashmë janë në portofolin tim dhe që për pak ditë do të jenë edhe në duart e publikut shqiptar, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Mendoj se kemi bërë një punë të mirë dhe me vlera dhe që do të lërë përshtypje të mirë tek kritikët e fotografisë dhe tek publiku i gjerë.

Si vjen Rovena në këtë kalendar?
Është një Rovenë mjaft origjinale, tepër natyrale dhe e pa ndikuar apo e pa imponuar nga asgjë dhe askush. Jam vetë unë aty, në të gjitha format e mia, mënyrat dhe shprehjet. Kur e shfletoj grupin e përzgjedhur prej 12 fotografish për kalendarin e vitit që po vjen, them se është përshkrimi më i plotë i karakterit tim, imazhit që kam për veten, i dëshirave dhe pasioneve të mia. Jam e lumtur për këtë realizim të fundit, për këtë projekt që do të më japë një kuadër më të plotë si artiste dhe si performante e fotografisë. Aty, në shumë prej fotove jam në ndjesi të ndryshme që lirisht mund të lidhen me disa nga këngët e mia, të albumeve të deritanishme. Janë gjendje të cilat më shpjegojnë mua në mënyrë perfekte.

Pse Rovena zgjodhi pikërisht kalendarin dhe jo një prurje tjetër në këtë fundvit?
Në fakt dhjetori është koha më e përshtatshme për të publikuar një kalendar të cilin njerëzit mund ta kenë në ambientet e tyre ku qëndrojnë, në punë etj. Por kjo nuk është puna e vetme që do të prezantoj përpara publikut shqiptar, pasi paralel me kalendarin, unë do të publikoj edhe një video të re, që jam duke e përfunduar gjithashtu këto ditë. Ështe fjala për një këngë popullore të jugut të cilën e kam kompozuar vetë dhe produksionin ja kam besuar Adrian Hilës, ndërsa tekstin Arben Dukës. Në këtë mënyrë shpresoj të përmbyllë me sukses projektin tim dimëror. Natyrisht që koncertet që do të kem për fundvit më zënë një pjesë të mirë të kohës, por nuk mund të lë pas kalendarin që e dëshiroj aq shumë dhe as këngën e re, të cilën do ta dëgjoni dhe shikoni së shpejti në televizionet shqiptare.

Sa i pëlqen Rovenës të vihet në rolin e modeles dhe të pozojë përpara aparatit fotografik? Është një pasion i imi po aq i hershëm sa edhe muzika, të dy janë paralelizuar tek unë gjatë gjithë karrierës sime artistike, pasi muzika është shumë e lidhur ngushtë me fotografinë. Nje artist duhet të ndajë imazhin e tij vizual, nëse ka zgjedhur të jetë kështu, me publikun, dhe kjo bëhet edhe në kuadër të fotografisë. Fotografia është një art shumë i bukur dhe kreativ.

Falë fizikut që kam, dhuratë nga natyra, ndihem shume konfort kur pozoj përpara një aparati profesionist. Unë e dua fotografinë dhe e respektoj atë. Ndiej se kam një raport shumë të ngushtë me fotografinë dhe gjithmonë e më shumë mundem të realizoj ide të reja në fotot e mia, kjo edhe falë bashkëpunimit tim me fotografët më të mirë shqiptar si servisi që realizova këto ditë me fotografin e ri por shume të famshëm dhe të talentuar Nexhat Behrami, që ka ardhur këto kohë nga Argjentina dhe them se është një nga këndvështruesit më profesionistë shqiptarë por edhe ndërkombëtar të imazhit artistik vizual, fotografisë dhe mendoj se ka parë tek unë një Rovenë ndryshe, tepër origjinale dhe natyrale dhe jam e lumtur për këtë.

Kush është kujdesur për paraqitjen e Rovenës në këtë kalendar?
Siç ju tregova edhe më lart, fotografitë janë realizuar nga Nexhat Behrami, ndërsa Make-up dhe Hair Stiling nga “Mona Estetike”. Është ndër të paktat herë që jam në duart e dy profesionistëve të dashur, të vërtetë, te mirësjellshëm dhe tepër të talentuar. Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ta dhe nuk kam ndërmend t’ju largohem!

Çfarë është fotografia për Rovenën?
Ndihem shumë e privilegjuar që kam pasur mundësinë të shpreh natyrën time përmes fotografisë. Kjo është diçka e mrekullueshme. Natyra njerëzore është shumë komplekse dhe natyra e një artisti është shumë e gjerë, kështu që nevojitet aparati fotografik për të pjestuar dhe zbërthyer këtë larmi të natyrës së artistit në mijëra pjesë, pasi çdo njëra prej tyre mund të jetë një zbulim në vetvete, një gjendje, një mendim, një këndvështrim, një imazh, një ëndërr….gjithçka është aty në një çast, aty ku është kapur një emocion. Kjo është ajo që adhuroj më shumë tek fotografia, pasi të jep mundësinë të shohësh gjëra që në një videoklip apo në një film nuk mund ti shohësh…

Rovenës i pelqën më shumë të japë apo të marrë nga fotografia?
Po mendoj se është një komunikim i ndërsjellë me aparatin, ambjentin ku fotografohesh, imazhin për veten dhe fotografin që ke përballë. Çdo foto është produkt i një atmosfere të krijuar nga ndërveprimi i të gjitha këtyre së bashku. Unë nuk mund ta ndaj saktë se ku bëj pjesë, por di të them se ajo që transmetoj në një foto është ajo që kam marrë nga momenti në të cilin është shkrepur ajo fotot dhe ato që përmenda pak më lart, është energji të cilën e transformoj në qëndrim, shikim, dhe gjithçka tjetër.Ju pëlqejnë më shumë fotot spontane apo fotot artistike?

Mendoj se fotot artistike, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjalë janë fotot të cilat janë natyrale, pa imponim, pa qëllim. Një model që pozon nuk mund të niset qëllimisht të bëjë një foto të caktuar, ajo nuk mund të quhet artisike, arti shfaqet në rastësinë dhe zhveshjen e emocionit. Nëse një foto të emocionon atëherë ajo është artistike dhe mbart në vetvete vlera.

Duhet thënë se Rovena ka pasur shansin të realizoje foto edhe me fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, si është ndjerë?
Tepër e lumtur dhe e nderuar. Jam krenare për Fadilin si personalitet dhe artist shqiptar, me kaq shumë të dhëna të mira. Një njeri i mrekullueshëm, një dashamirës i njeriut dhe i artit në përgjithësi, një patriot dhe mbështetës i fuqishëm i të gjithë artistëve shqiptarë, një talent i rrallë i artit fotografik dhe një shembull i suksesit në shoëbiznes.

Kur do të paraqitet Rovena në një kompeticion muzikor?
Së shpejti, ju premtoj….

Cilat janë planet e Rovenës për të ardhmen?
Si zakonisht do të jem prezente nëpër evente muzikore të ndryshme në Shqipëri edhe jashtë saj, do të jem gati me produkte të reja për pranverën, edhe pse të tjera risi më presin këtë muaj, por le të presim edhe pak që ti shohim ato.

Si do t’i kalojë Rovena festat e fundvitit?
Në koncerte… heheh… si zakonisht pranë shqiptarëve që duan të festojnë bukur.

Ke menduar t’i bësh vetes ndonjë dhuratë, nëse po cila është ajo?
Një makinë e re…!/
BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here