Shyhrete Behluli Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka qenë mjaft e angazhuar gjatë festave të fundvitit, duke u bërë pjesë e shumë programeve të ndryshme festive.

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se nusja e djalit të saj Learta është shtatëzënë, dhe se këngëtarja e njohur shumë shpejt mund të bëhet gjyshe.

Telegrafi ka kontaktuar personalisht me Shyhrete Behlulin, e cila nuk ka shprehur dëshirën të prononcohet për këtë çështje, duke thënë vetëm se është duke shijuar pushimet me familjarët e saj, dhe janë më të lumtur se kurrë së bashku.

Mirëpo nëse vërejmë me vëmendje në rrjetet sociale, shohim se të gjitha fotografitë e fundit të publikuara nga Learta, janë fotografi nga e kaluara, ose prerje, të cilat zbulojnë vetëm pjesën lartë.

Fakti që ajo heziton ta zbulojë barkun, bën të aludohet se ajo vërtet është shtatëzënë! /Telegrafi/

Shyhrete Behluli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here