Sot është 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe kjo është një festë e veçantë për këngëtaren Shyhrete Behluli.

Ajo me shumë nostalgji kujton ditët e shkollës, gjegjësisht ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, ku me shumë dashuri e ka pritur mësuesi i saj Daut Tupella. Ndonëse edhe pas shumë vitesh, kur ai tashmë është rreth 80-vjeçar, ajo vazhdon të ketë kontakte me të.

“Mësuesi nuk harrohet asnjëherë, Daut Tupella ka qenë një mësues i dashur për ne nxënësit, sot e asaj dite nuk e harroj ditën e parë të shkollës, njohjen time me mësuesin. Ai tani ka rreth 80 vjet dhe sa herë që flas me të e ndjej atë nostalgjinë për ato vite”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Shyhretja nuk e mohon faktin se tani në ditët e sotme ka ndryshuar çdo gjë për mësuesin, nuk është ai respekt i mëparshëm.

“Mësuesi për ne në atë kohë ka qenë mbi të gjitha, e kemi respektuar shumë dhe e kemi konsideruar si baba. Mirëpo tani kjo nuk ekziston më, tani ka ndryshuar shumë dhe është zbehur respekti nga të rinjtë”, është shprehur në fund Shyhretja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here