ShyhreteKëngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Ajo shquhet edhe për bukurinë e saj, përkundër viteve.

Ajo poashtu njihet edhe për stilin e saj unik. Por ajo çfarë vërehet kohëve të fundit është se Shyretja nuk po ‘ngopet’ së veshuri një fustan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fillimisht me fustanin e kaltër, këngëtarja është shfaqur në klipin e këngës “Shpirti i shpirtit tem’, të publikuar dy javë më parë. Me të njëjtin, ajo u shfaq edhe në dasmën e vëllaut të Edona Llalloshit, Milotit.

Mbrëmë, Shyretja na befasoi me paraqitjen e saj në koncertin humanitar “Dhuro gjak, shpëto jetë”, ku u shfaq poashtu e ‘kaltër’.

Siç duket këngëtarja nga Mushtishti po kalon nëpër një krizë financiare.

Kujtojmë se ajo kohë më parë kishte deklaruar se veshja për skenën kushton më shumë se ajo e përditshmërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here