Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli është gjendur përsëri në qendër të spekulimeve mediale, sidomos të web faqeve “Telegrafi” dhe “Noa” për gjoja gjendjen e saj shëndetësore.

Kështu disa webfaqe në Kosovë dhe në Shqiperi kanë përhapur shpifje se gjoja ajo është dërguar në “…Spitalin Psikiatrik në qytetin e Shkupit”.

Sipas këtyre spekulimeve “…këngëtarja e njohur ka kaluar në krizë nervore dhe gjendja e saj është e rëndë aktualisht ndërsa ndodhet nën kurim intensiv. Nga burimet bëhet e ditur se shkak për kalimin në këtë gjendje të rëndë nervore, ishte një problem familjar. Mësohet se bashkëshorti i Shyhrete Belulit ka shpenzuar të gjitha paratë që kishin në kumar dhe kur këtë fakt këngëtarja e ka mësuar, ka kaluar në traumë nervore.”

Ky spekulim medial I disa vebfaqeve ka shqetësuar tej mase këngëtaren Shyhrete Behluli e cila I ka deklaruar “Botës sot” perms telefonit se gjendet shëndosh e mire në familjen e saj dhe se do të ngre padi ndaj këtyre mediave që shpifin ndaj saj dhe familjes saj. “Dëshiroj që perms gazetës dhe vebfaqes së gazetës “Bota sot” të demantoj këto shpifje dhe dua t’io informoj fansat e mi se unë jam shëndosh e mire si molla dhe se jam me familjen time të ngushtë në raportet më të mira familajre”. Këngëtarja Behluli shtoi se kjo është një fushatë e orkesturuar kundër saj dhe familjes së saj por që nuk kanë kurrfarë ndikimi në raportet e saj me bashkëshortin dhe anëtarët e familjes së saj. Ajo shton se do t’i befasojë fansat e saj me një hit të ri duke “ua mbyllur” gojën të gjithë atyre që shpifin kundër saj. /BotaSot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here