Fakti që është modele dhe prezantuese tregon se Liberta Spahiu është mjaftë e dhënë pas dukjes.

Në çantën e saj asnjëherë nuk mungon çanta e kozmetikës dhe disa gjëra që ajo i konsideron elementare.

“Në çantën time mund të gjeni gjërat elementare që i duhen dikujt. Kam një kuletë, një pudër të ngurtë, një shkëlqyes për buzë si dhe një maskarë për qerpikë, një gel antibakterial, çelësat e veturës dhe shtëpisë, një palë syze dielli, etj. Por ajo çka nuk mungon asnjëherë në çantën time është çanta e tualetit, celulari dhe kuleta”, ka thënë Liberta për ‘Zëri’.

Përveç kësaj Liberta ka shtuar se ka shumë lloje të çantave, por kohëve të fundit është duke i përdorur vetëm tri ngjyra të çantave.

“Kam shumë lloje të çantave, jam shume e dhënë pas tyre, mirëpo kohëve të fundit jam duke i përdorur vetëm tri ngjyrat, të zezën, të kuqën dhe ngjyrë kafe. Kur fiksohem pas diçka nuk e ndërroj mandej, e kështu po ndodhë edhe me çanta”, ka shtuar Liberta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here