Këngëtarja atraktive, Genta Ismajli, e ka promovuar në Prishtinë albumin e saj të pestë me radhë, me titull “Guximi”.

Megjithëse ajo është dukur më e lumtur se kurrë në këtë mbrëmje, ku ka kënduar për të pranishmit dhe adhuruesit e saj, i kanë munguar emrat e njohur të muzikës, edhe pse ka qenë ditë e enjte, kur zakonisht artistët nuk kanë ndonjë koncert, për të thënë se janë të zënë.

Ata të paktët që e kishin respektuar kolegen e tyre ishin Genc Prelvukaj, Skillz, Gena, Sunaj Saraçi, Seven Saraçi. Megjithatë, Genta, me kolegë apo pa kolegë, është munduar të jetë në formë edhe gjatë kësaj mbrëmje ku ka kënduar disa prej këngëve të albumit të saj më të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here