Kanë nisur audicionet për reality shou “Big Brother 5” në Tiranë dhe si duket edhe këtë vit ka një kërkesë të madhe, sidomos e të rinjve që duan të marrin pjesë dhe të bëhen të famshëm.

Ndërsa njëra nga pyetjet e zakonshme dhe që merret për bazë shumë nga autorët është: “Pse dëshiron të bëhesh pjesë e këtij programi?”.

Nëse kjo përgjigje është bindëse, pra nëse konkurrenti i ka idetë e qarta se çfarë kërkon, ai ka shanse për t’u bërë pjesë e tij. Vihet re një interesim shumë i madh në këtë spektakël edhe i konkurrentëve nga Kosova, siç nuk ka ndodhur më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here