Shuhen shpresat për Bobbi KristinënShuhen përfundimisht shpresat për Bobbi Kristinën. Vajza e të ndjerës Whitney Houston, prej gjashtë muajsh në koma, është transferuar në një qendër hospise.

Lajmi u bë i ditur nga tezja e 22 – vjeçares, Pat Houston, e cila tha se mbesa e saj është trasferuar në një “hospise care” për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo tha se pavarësisht kujdesit të jashtëzakonshëm mjekësor dhe klinkave të ndryshme, shëndeti i Bobbi Kristina Brown është përkeqësuar.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen tuaj, tha Houston, ndërsa u shpreh se tashmë, Bobbi Kristina është në duart e Zotit.

22 – vjeçarja u gjet pa ndjenja në vaskë, 6 muaj më parë dhe që prej asaj kohe, ajo ka qëndruar në koma.

Hospise, janë qendra mjekësore për pacientët terminalë ku ofrohet ndihmë shëndetësore, si dhe mbështetje psikologjike për familjarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here