Është shtyrë lansimi i filmit më të ri të yllit Leonardo DiCaprio, për shkak që të fitojë audiencë më të madhe në pritje të këtij projekti.

Filmi është dashur të lansohet në Krishtlindje, por Warner Bros tani ka vendosur që të shtyhet data e lansimit, për shkak të konkurrrencës, sepse në të njëjtën kohë lansohen edhe tri filma tjerë të mëdhenj.

Filmi i ri i DiCaprios, që ka muzikë të Jay-Z, Kanye West dhe Jack White, i titulluar “The Great Gatsby” është thënë se ka potencial për Oscar, por do të mungojë në ceremoninë e madhe ky projekt, për shkak se produksioni menodi se në korrik nëse lansohet projekti, do të arkëtonte më shumë të holla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here