Floriana Garo, durrsakja 25 vjeçare, që ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e bukurisë “Miss World 2012″, ka shtuar prezencën e saj në internet.

Ajo ka hapur faqen e re personale me adresë www.floriana-garo.com ku gjendet biografia e saj e plotë, fotografi, video dhe informacione të ndryshme nga aktiviteti i saj.

Garo është bërë e njohur si prezentuese e motit në një nga televizionet kombëtare në Shqipëri, krahas angazhimeve si modele, ndërkohë që vazhdon studimet master.
Ajo ka studiuar në SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare, ku ka qenë e angazhuar edhe si volejbolliste dhe madje ka përfaqësuar Shqipërinë në garat për junior në volejboll..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here