Shtëpia e modës Kujta & Meri prezantohet në MilanoNë javën e modës  qe mbahet në Milano të Italisë, të organizuar nga “A Critical Fashion”, prezantohet edhe shtëpia e modës “Kujta & Meri” nga Gjakova.

Interesimi për kreacionet e stilistëve Kujtim dhe Merita Berisha, të cilët kanë zgjeruar biznesin e tyre edhe jashtë Kosovës, ka prekur emra të mëdhenj të modës evropiane, si dhe agjenci e media të njohura në Itali dhe jashtë saj.

Milano njihet tashmë si qyteti i dytë në botë për modën, nga ky vit krahas shtëpive më tëe njohura të modës, në Milano është edhe ‘show room’ dhe galeria e shtëpisë së modës ‘Kujta & Meri’.

Ky organizim në vazhdimësi është duke u përmendur, shkruar e intervistuar nga mediat më të njohura të modës në Itali, të shkruara dhe elektronike. Gjate te gjitha intervistave dhe shkrimeve, mediat kanë përmendur Kosovën, duke treguar prejardhjen e stilistëve Kujta dhe Meri.

Në organizimin e titulluar “Dressed Up”, në sfilatën e Shtëpisë “Kujta & Meri” mysafir do të jenë: Claudio Gentile (kampion bote në futboll me Italinë-1982), Alberto Traversi (këngëtar dhe editues i shtypit), Antonella Ruggero (këngëtare italiane), Miky (këngëtare e grupit të famshëm italian “No Relax”), Karina Khadarak (modele e K&M) dhe artistë tjerë të njohur italianë.

9 KOMENTET

  1. Ju lumte, me te vertet jeni shume te mire dhe krenohemi me ju.
    Ju uroj suksese te me tutjeshme.

  2. SHumm te mir jeni.. po a ka mundsi ni msn ose ni numer te shtepis se modes kujta dhe meri se pom duhet per mbramje me pre ni fustan nese ka mundsi mem tregu me ma kthy ni leter me msn kaloni mir

  3. Jeni shum te mir ju lumt .Nese bon ni nr tel se kom me qep ni fustan per mbramje ju lutem 1 jeni

  4. pershendetje komplimente per suksesin e arritur deri me tani,uroj qe te vazhdoni dhe suksese te me tutjeshme,deshiroj te kontaktoj meju jam einteresuar perdisa koleksione mundesisht me jepni nje adres te juaj apo nr tel.Kam nevoj per ndihmen tuaj ju lutem mos hezitoni teme dergoni ne sms ne email adresen time ju pershendes .

  5. pershendetje nga zwicrra, ekini meritu ket sukses qe kini arrit se ju met vertet jeni shum veqant. qjith modelet qe ikam pas juvet kan qet veqanta.

  6. bravooo kujta &Meri krenohem me ju…gjith shtypin ne itali e blej edhe i ruaj ku shkrun per ju,na beni krenare..a asht e vertet qe keni ngen dark me berlusconin edhe tremonte???

  7. jeni shum gte mire po si ti shohim disa modele me numra te mdhenje per shemb. 42, 44, 48

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here