Shtepia e Bardhe feston Halloween-inPresidenti Amerikan, Barack Obama dhe bashkeshortja e tij, Michelle Obama kane festuar bashke me femijet naten e festes se Haloween-it.

Ne mbremjen e organizuar ne Shtepine e Bardhe moren pjese rreth 2 mije femije amerikane, ku Zonja e Pare kishte rezervuar nje surprize.

Ajo ishte veshur ne versionin Catwoman te filmit Batman. Presidenti u ka shperndare biskota femijeve te moshave nga 6 deri ne 14 vjec qe vinin nga 11 shkolla amerikane.

Shtepia e Bardhe ishte ndricuar me drita portokalli, simbol i kesaj feste, ndersa presidenti nuk e ka respektuar ritin, duke preferuar nje veshje sportive me kemishe te bardhe dhe nje pulover te zeze. Gjate fjales se tij, Obama u eshte drejtuar ne vecanti familjareve te ushtareve ne lufte, duke shprehur mirenjohjen per kontributin e tyre.

Nderkohe, ambasadorja amerikane ne OKB, Susan Rice eshte veshur ne versionin Pippo, miku i ngushte i Topolino-s. Interesante ka qene edhe veshja e zedhenesit te Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs, i cili zgjodhi kostumin e Dart Fener, personazhi negativ ne serialin, Lufta e Yjeve. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here