Zana_Ramadani1„Femen“, organizata feministe nga Ukraina, ka “degë” të saj edhe në Gjermani. Bashkëthemeluese e “Femen-Germany” është Zana Ramadani, shqiptare nga Maqedonia, e rritur në Gjermani.

Të gjithë e dimë se për çfarë janë të njohura vajzat nga “Femen”: Ato luftojnë diskriminimin e femrës në atë mënyrë që lakuriqësohen publikisht. Të zhveshura deri në brez, militantet e “Femen” i gjen në shumë aktivitete ku duhet kundërshtuar shfrytëzimin e femrës, ku ato luftojnë kundër prostitucionit ose perceptimit të femrës si mall.

Të gjitha këto, i bën edhe Zana Ramadani. Por ajo që e dallon Zanën nga “amazonat” ukrainase është përkatësia e saj një partie. Zana Ramadani është kryetare e forumit të të rinjve në Wilnsdorf të partisë në pushtet në Gjermani, CDU-së së Angela Merkelit, parti që për nga definicioni, përfaqëson vlerat e krishtera.

Ja se çfarë shkruan revista “Die Zeit”: Marshi i Alexandra Schewtschenko-s (themeluesja e “Femen”, Ukrainë) në Herbertstrasse, të lagjes së njohur të prostitucionit St. Pauli të Hamburgut, u ndoq nga “Femen-Germany”. Por gjermanet kanë megjithatë një rrugë të tyren. Zana Ramadani, bashkëthemeluese e “Femen Germany”, për shembull, është aktive jo vetëm këtë organizatë por prej dy vitesh edhe anëtare e CDU-së. Ajo punon si nëpunëse në një byro avokatie dhe notariati si dhe studente e shkencave juridike.

Zhveshja në vende publike për të tërhequr sipërfaqësisht vëmendjen është gjë e mirë dhe e bukur sipas Zanës; mirëpo ajo dëshiron të punojë edhe politikisht për të arritur diçka. Të drejtat e grave janë tema e saj. Por, në jetën e saj nuk bën pjesë vetëm synimi i madh për të ndaluar prostitucionin dhe problemin që lidhet me të, tregtinë me qenie njerëzore…

Në marshimin në St. Pauli të Hamburgut, Schewtschenko dhe tetë vajza gjermane, ne mesin e të cilave edhe Zana, kishin për qëllim të sfidojnë prostitucionin. Ato parakaluan me gjokse të zbuluara, duke mbajtur flakadanë të ndezur në duar.  Albinfo.ch

Burimi: Vipat.Info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here