Këngëtarja me origjinë shqiptare, Kristine Elezaj, e cila sipas shtypit amerikan i ngjan për nga flokët Shakirës, për nga trupi Pink dhe nga levizjet me Britney Spears, ka publikuar video klipin e saj më të ri të quajtur “Warpath”.

Sipas sajtit të njohur “Radar on Line”, shqiptaro-amerikania e bukur shfaqet në këtë klip mahnitëse, herë me bikini e rrethuar nga flakët, e herë e shoqëruar nga balerinet e saj mbi motor.

Hiti më i ri i Kristine Elezaj, “Warpath” është realizuar nga producenti dhe kompozitori më i kërkuar për momentin, “The Red One” i cili ka realizuar të gjitha këngët e Lady Gaga. Kënga ‘Warpath’ doli ilegalisht pak kohë më parë në internet dhe të gjithë menduan se bëhet fjalë për hitin më të ri të

Lady Gaga, por në fakt bëhet fjalë për këngën e artistes shqiptare e cila sapo ka nisur të hyjë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.

Sipas revistës amerikane “The Billboard”, muzika e Kristine Elezaj është një shkrirje mes stilit të Rihannës dhe Britney Spears. Elezaj është duke punuar për albumin e saj i cili pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here