Disa javë pasi që indeksonline ju solli rrëfimin ekskluzivë për Arbesa Sinanaj që kishte përlotur jurinë gjermane të “X-Factorit” të atjeshëm, do vazhdojmë me një tjetër shqiptare që ka faktorin X.

Bëhet fjalë për Klementine Hendrichs, nga Istogu por e rritur në Gjermani. Ajo është kosovare por e birësuar nga një gjerman me të cilin është martuar nëna e saj pasi u shpërngulën nga Kosova.

E kontaktuar nga indeksonline ajo rrëfen historinë e saj në spektaklin e talentëve në Gjermani.

“Kur kam kënduar për herë të parë para jurisë, kam qenë shumë e shqetësuar. Një shokë i imi më ka treguar që po fillon X-Factor Casting. Unë vendosa menjëherë të marrë pjesë. Me motrën time Puhize edhe mamin Ilirijana e morëm rrugën e gjatë për Berlin. Atje na priten Sarah Connor, HP Baxxter, Sandra Nasic edhe Moses Pelham. Momenti erdhi që të prezantohem. Kenga të cilën këndova është “You know Içm no good“ nga Amy Winehouse e cila ka një domethënie shumë të madhe për mua. Të gjitha emotionet e mia ja kam dhuru kësaj kenge. Për me vazhdu ma tutje nevoiteshin 3 X prej 4. Kurse une fitova 4 X dhe kam qenë shumë e lumtur”, thotë ajo për indeksonline.

Në videon ku shihet shqiptarja në skenën gjigante dëgjohet këngëtarja e famshme Sarah Connor duke thënë:

“Zëri yt është i papërshkrueshëm. Unë po e lakmoj zërin tënd. Edhe po gëzohem shumë që do të kem mundësi të punojë me ty tash e tutje”.

Pothuajse të njejta fjalë kanë thënë edhe tre anëtarët e tjerë të cilët kanë vlerësuar shumë zërin e 23 vjeçares.
Faza e parë ishte shumë e suksseshme për Klementinen dhe kjo ia hapi dyert edhe për fazat e ardhshme.

“Ma mundësuan të shkojë së bashku me të tjerët në “Shtëpitë e jurive”, mirëpo atje më duhet edhe një herë të këndoj në duel. Kam me luftu me çdo qelizë të trupit tim për me e fitu duelin”, thotë ajo.

Ajo shprehet se përkrahja e bashkëvendasve të saj është e rëndësishme për të, pasi që ajo ndihet shumë krenare për prejardhjen e saj, edhe pse ka jetuar këtu vetëm për dy vjet. N♪ linkun e poshtëm sjellim edhe videon emocionuese të paraqitjes së saj në “X-Factor”. /Medijana Rrahmani /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here