Edhe pse aspiron që të ketë një karrierë në SHBA, modeli shqiptar, Jovan Tafa, po korr sukses kryesisht në kontinentin aziatik, duke qenë një emër shumë i kërkuar në Kinë.
Modeli i të brendshmeve shprehet se e ka nisur karrierën në Itali, transmeton syri.net.“Jam Jovan Tafa, 24 vjeç, me origjinë nga qyteti i Lushnjës. Kam filluar modelingun nga viti 2010 deri tani”.
“Më pëlqen moda, sepse është diçka që të transformon në një person tjetër, në nivel figurativ, jo personal! E bëj me gjithë qejf, sepse më pëlqen të jem në mes të publikut”.
“Gjithashtu, kam bërë pjesë në kortmetrazh në Itali, TVC në Shanghai, për BMW dhe Honda. Në këto filmime jam kënaqur shumë tek vetvetja, sepse më pëlqen të aktroj përpara kamerës!”, është shprehur ai në një intervistë për TouchFashion.