Blerim GjociNjë kafe rreth orës 11’ të mesditës është mënyra më e mirë për ta nisur ditën, ani pse puna e thërret shumë më herët. Dhe si një ‘fanatik’ i lokalit të zakonshëm, aktori i mirënjohur Blerim Gjoci në fiks orën e zakonshme, përveç një kafe qejfi, takon edhe miqtë e tij. Kështu të paktën bën me dije për Tribuna, ndërsa nis rrëfimin e tij për një ditë të mbarë.

“Kafenë e mesditës zakonisht preferoj që ta pij në orën njëmbëdhjetë. Jam prej atyre që nuk i ndërroj vendet. Kam lokalin tim të preferuar që më pëlqen. Aty shkoj dhe shijoj kafenë. E ai lokal është People’s ”.

Shikimet e të tjerëve dinë të jenë bezdisëse

Por, në rast se ai ka aranzhuar një takim paraprak, prapë kafeja e pret aty, te lokali i zakonshëm, ndonëse me tema ndryshe nga ato mes miqve. “Nëse nuk kam lënë ndonjë takim me dikë që të takohem, atëherë kafenë e pijë me ekipin tim, ekipin e ‘Prishtina Films’. Me ata bisedojmë për punët tona rreth profesionit tonë”.

E fama ia shton luksin që ai të ndiqet edhe nga syri i të pranishmëve përreth, ani pse sipas aktorit shikimet e tepërta edhe dinë të jenë të bezdisshme, shkruan Tribuna.

“Zakonisht pengon pak, por me kalimin e kohës bëhesh njëjtë dhe nuk i vëren ato dhe i injoron. Shikimet e të tjerëve i vëren po në të shumtën e rasteve mundohesh që mos t’i kapësh fare ato”. Përveç bezdisë nga soditjet e njerëzve, është edhe ana tjetër të cilën aktori thotë se e bën me kënaqësi. Janë kërkesat e publikut për fotografi dhe përshëndetje. “ Kërkesat dhe dëshirat e njerëzve për fotografi për mua nuk janë pengesë fare. Ka raste shpesh kur vijnë e kërkojnë që të fotografohem me ta, e unë e bëj me shumë dëshirë”.

I pyetur për rastet eventuale kur ai është ftuar për një kafe ‘miqësisht’ nga ndonjë femër, Gjoci ka theksuar se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur, me arsyetimin se femrave shqiptare u mungon guximi për një ftesë kafeje. “Përveç që ka pasur kërkesa për fotografi, nuk mund të them se kam pasur ftesë për ndonjë kafe apo diçka të tillë, sepse unë konsideroj se ky guxim mungon te femrat tona”, ka nënvizuar për fund aktori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here