“Pharmakon”, filmi i regjisorit të ri, Joni Shanaj është filmi që mund të prezantojë Shqipërinë në çmimet e ardhshme OSCAR, pasi është i vetmi që i plotëson kërkesat.

Sajti “Variety” shkruan sot se pas një paraqitje jo të hijshme të një viti më parë nga Shqipëria, ku pati mosmarrëveshje për nominimin, këtë viti duke se filmi i Joni Shanajt është i vetmi që i plotëson kushtet për të hyrë në garën e përzgjedhjes së filmave më të mirë në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

Filmi i prodhuar nga “Zig Zag-Film”, pritet të shpallet zyrtarisht të premten në Tiranë, nga Artan Minoralli, kreu i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare.

Dy personazhet kryesore të filmit, ku nuk mungojnë edhe skenat erotike mes tyre, janë Kastro Zizo në rolin e Brankos dhe Olta Gixhari në rolin e Sarës. Filmi trajton temën e shkëputjes apo luftës për pushtet dhe dominim midis brezave.

Një vit më parë Shqipëria zgjodhi filmin “Faljen e gjakut”, i regjisorit, Joshua Marston, por filmi u skualifikua më vonë, pasi zgjedhja u kundërshtua nga Bujar Alimani, i cili pretendonte se filmi nuk përmbushte rregullat e konkurrimit në OSCAR, lidhur me gjuhën, ekipin e xhirimit dhe përmbajtjen e tij. Më pas u përzgjodh filmi i regjisorit, Alimani “Aministia”, por që nuk mundi të përfshihej në pesë filmat të cilët do të konkurronin në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, natën gala të çmimeve më të rëndësishme të kinemasë, OSCAR.

“Pharmakon” është film artistik me metrazh të plotë dhe projekti i fundit i shtëpisë filmike “Zig-Zag Film”. Është një produksion tërësisht shqiptar, pjesërisht i mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe nga Radio Televizioni Shqiptar. Fondi publik për këtë projekt u lëvrua si pjesë e një iniciative të re, nisur në vitet 2005-2007, për mbështetjen dhe promovimin e regjisorëve debutues, filmit indipendent dhe alternativ në vendin tonë. Filmi ka si producent regjisorin Mevlan Shanaj. Muzika e filmit është krijuar nga kompozitori suedez, Anton Lennartsson. Filmi ka dy drejtorë fotografie, te cilët gjithashtu debutojnë në një film te metrazhit të plotë: Ji-Hëan Park nga Seul, Koreja e Jugut dhe Ram Shani nga Tel Aviv, Izrael. Post-produksioni në figurë dhe në kolonë zanore u përfundua në “Focus Fox Studio LTD”, një nga studiot më serioze në Budapest, Hungari.

Akademia e çmimeve OSCAR do të shpallë kandidatët fitues per kategorine e filmit te huaj më 10 janar, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 24 shkurt 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here