Nga 26 vendet e ndryshme, Shqipëria po vazhdon të jetë pjesë e top 5 vendeve të para në listën përfundimtare.

Në këto momente, Shqipëria qëndron në vendin e pestë, me 110 vota. Votimet janë duke vazhduar, ndërsa 4 vendet e para janë Suedia, Serbia, Rusia, Azerbejxhani. Rendi i gjashtë përcjellet nga Turqia me 93 vota. Vendi i parë është ende i hapur.

Baku- Njëzetegjashtë finalistë do të ngjiten në skenën e Bakusë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, si dhe përfaqësuesja e Maqedonisë, Kaliopi, pastaj të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë e të tjerë.

Qeveria autoritare në Azerbajxhan është munduar që për garën e këngës të prezantohet si vend modern dhe i begattë dhe ka shpenzuar miliona dollarë për renovime në kryeqytet.
Por, aktivistët, në anën tjetër, kanë organizuar një sërë protestash antiqeveritare për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe organizatën Amnesty International, vazhdimisht e radhisin poshtë Azerbajxhanin sa i përket respektimit të të drejtave civile. Ato citojnë kufizime në lirinë e shprehjes dhe të tubimit, arrestime për shkak të kundërshtimeve të qeverisë dhe tortura që ushtron policia. Xhon Dalluizën, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë organizatës Amnesty Interantional, thotë se shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kanë vazhduar deri në fillimin e Eurovizionit.

“Amnesty International, për kohë të gjatë, ka ngritur zërin për shkelje serioze të të drejtave humane në Azerbajxhan. Shtypja e lirisë së shprehjes, disidentëve, organizatave joqeveritare, gazetarëve kritikë dhe kujtdo që kritikon presidentin Ilham Alijev, ka vazhduar deri në garën e Eurovizionit”, thotë Dalluizën.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të tilla, duke thënë se grupet për të drejta duan të dëmtojnë imazhin e Azerbajxhanit. Gara vjetore e këngës zakonisht ndiqet nga një audiencë televizive prej më shumë se 100 milionë shikuesish në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here