Suzana Mushkolaj, e cila në Holandë ka ndërtuar karrierën si fotografe profesioniste, këto ditë ka pozuar vetë para objektivit, duke sjellë krahas hijeshisë së saj edhe bukuritë e Shqipërisë.

Ajo ka zgjedhur disa nga vendet më të bukura, si Syri i kaltër, afër Sarandës, kalaja e Gjirokastrës dhe Butrintit, duke i sjellë në në mënyrë të sajën.

Përveç suksesit në profesionin e fotografes, ajo po shijon edhe suksesin e bijës së saj, këngëtares Argjentina Ramosaj, për të cilën thotë se ndjehet krenare, e më së shumti për personalitetin e saj.

Kjo zonjë dhe nënë e suksesshme tani është duke punuar diçka të re, lidhur me Kosovën.
“Te nderuar miq, jam duke punuar në një seri të fotografive për etnografinë kosovare. Kam marrë shumë veshje karakteristike nga shumë rajone të Kosovës, por me mungon veshja karakteristike/tradicionale e rajonit të Anamoravës,” ka shënuar fotografja ne rrjetin social Facebook, duke shprehur paraprakisht mirënjohje nëse dikush do t’i siguronte një veshje të tillë vetëm për fotografim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here