Shqipëria do të përfaqësohet në Miss Earth me Suada Saliu Qysh në fillim tregoi një afinitet të madhe për modën. Megjithatë ajo është edhe studente e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Kjo është Suada Saliu, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Miss Earth 2009, që pritet të mbahet së shpejti. Por, Suada në këtë eveniment nuk do të jetë e vetme. Më të pritet që të jetë edhe gjakovarja, Elza Marku.

“Dëshira e ime më e madhe është që ta përfundojë universitetin dhe të diplomojë, por edhe ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë vendin tim në këtë spektakël”, ka thënë ajo për ueb-faqen Critical Beauty.

Saliu thotë se dëshirë e saj më e madhe është të vishet me ngjyra që i ka natyra.
Ajo është zgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në këtë eveniment, pasi është zgjedhur me vota të publikut dhe jurisë, në spektaklin që organizohet në Tiranë “Miss Earth Albania 2009”.

Sipas saj, arsyeja pse është zgjedhur është se ajo gjithmonë ka punuar në të mirë të natyrës. Sa i përket natyrës thotë se ajo i ka të gjitha elementet që i japin jetë njeriut.
“Mendoj se gjithçka ka bota është e rëndësishme, sepse mos të ishin këto gjëra që na rrethojnë, atëherë ne nuk do të jetonim”, thotë ajo.

Ndërkaq e pyetur se cila është platforma e saj që do ta ndjekë në Miss Earth 2009 dhe në garën e saj, Saliu ka thënë se do t’i tregojë botës se sa e rëndësishme është “ta mbajmë natyrën të gjallë”.

“Për këtë do të flas edhe me liderë qeveritarë dhe politikanë dhe do t’i bindi ata që të punojnë me mua për të implementuar disa projekte për ambientin, të cilat i kam në kokë”, ka thënë bukuroshja shqiptare.

Megjithatë atë ajo ende nuk është ndonjë anëtare e ndonjë organizate për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, pasi që në Shqipëri ende nuk operon me sukses ndonjë organizatë e tillë.

Suada thotë se kur ajo është kthyer nga Filipinet ajo i është bashkuar një grupi të ambientit të quajtur “Mjedisi Sot”, detyrë e të cilëve ka qenë mbjellja e pemëve nëpër të gjithë qytetet e vendit.

“Ishte hera e parë që e vizitova Filipinet. Kuptova dhe mësova nga aty se ka shumë ishuj dhe shumë peshq të vegjël, të cilët shiten për akuariume. Mendoj se ka qenë një eksperiencë e mirë për mua. Mandej kuptova se aty ka ndodhur edhe një tajfun. Por, çfarë të bëjmë, natyra ndonjëherë di të jetë e ashpër me qeniet njerëzore dhe kafshët”, ka thënë në fund të intervistës, bukuroshja shqiptare. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here