Johnny Depp nuk është shumë i lumtur që vajza e tij po rritet dhe rrëfen se ajo tashmë është në një moshë kur fillojnë t’i pëlqejnë djemtë dhe njëri në veçanti: Justin Bieber.

“Për mua si baba është e tmerrshme. Para disa kohësh i thashë vajzës se kisha takuar Justin Bieber dhe asaj i ndryshoi ngjyra e fytyrës disa herë”, tha aktori.

“Fatkeqësisht vajza ime 11-vjeçare tashmë është shumë e interesuar për meshkujt”, shtoi Depp.

Gjithashtu, protagonisti i filmit Piratët e Karaibeve theksoi se vajza do të ndjekë rrugën e nënës së saj, këngëtares Vanessa Paradis: “Ka një talent të veçantë për muzikën. Shkruan poezi të shkurtra dhe mendoj se shumë shpejt do të shkruajë tekstet e këngëve të saj.

Mbase një ditë vajza e Johnny Depp do të ngjitet në skenë së bashku me idhullin e saj, Justin Bieber.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here