Dren Abazi  po fiton kohët e fundit shumë vëmendje mediatike, por prishtinaliu nuk doli nga hiçi. Këto 11 vitet e fundit ai i ka kaluar duke u marrë me muzikë, raporton Top Channel.

Duhet theksuar se përpara se të jëtë këngetar, ai është kitaristi Dren Abazi. E pas këtyre angazhimeve, do të kemi edhe juristin Abazi. Imagjinoni atë duke kënduar në salla gjykatash.

Ideja e tij për “Zig Zag Orchestren” merr jetë në 2008-n dhe menjëherë bie në sy paraqitja tek “I dehur Jam”. Lloji i formacionit muzikor bën që ai të jetë më shumë aktiv në koncerte se sa në media. Merrni muzikën shqiptare, hidhini pak xhaz dhe përziheni me shumë Ballkan, ja tek keni “Zig Zag Orchestra”.

Por, përpara se të ishte lideri i “Zig Zag”, Dreni ka bashkëpunuar me disa grupe kosovare, herë si vokalist e më së shumti si kitarist. Kjo e fundit është një vegël që ai e ka gjetur në shtëpi teksa shihte të atin, një tjetër kitarist i njohur në Kosovën e viteve 80.

Megjithatë, ajo që prishi gjumin e vajzave në të dy anët e kufirit ishte sigurisht video dhe pjesëmarrja në “Top Fest” me kengen “Ti dhe Unë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here