Mirjam Cani, këngëtarja me famë botërore (me grupin e saj Preluders), e fokusuar vitet e fundit tek zbulimi i talenteve të reja nëpërmjet programit The Voice këtu në Shqipëri, ka shpërthyer në kritika ndaj bashkëatdhetarëve të saj, për frymën negative që ata tek artistët shqiptarë.  Në një koment të gjatë në Facebook, ndoshta nisur edhe nga debati i fundit lidhur me këngën fituese të Festivalit të 51-të n Radio dhe Televizion, Mirjam Cani shkruan;

“Ta komentosh kengetaren Rihanna “llumi i vipave pa pike talenti qe ka bere sukses vetem me skandale”… Kete vetem ne Shqiperi e kam degjuar per here te pare ne keto vite!!!!
Nje artiste 23 VJEÇ , 140 miljon disqe te shitura, 7 Albume, 43 Videoklipe, ne baze te shitjeve ajo renditet ne vend te dyte ne te gjithe historine e muzikes e kengetareve femra.6 Grammys, mbi 50 Awards.
Deri me tani ka realizuar 11 turne ne te gjithe boten ( turneu i fundit ne vitin 2011 prej 99 kocertesh neper bote).. Vetem me 23 VJEÇ!!!!!!!!
Etj etj ………..
Dhe me pas lexon keto komente mbi karjeren e saj.

E njejta gje po behet madje edhe me artisten Shqipetare Rita Ora. I njejti fenomen ndodhi me Rona Nishliun.
Te njejten gje po bejne me kengen fituese te Festivalit.
Fryma negative percillet vetem nga bashkeatedhetaret.
Lexon komente ne te gjitha gjuhet e botes qe perkrahin shqipetaret te sapopermendur dhe lexon fyerje ndaj tyre ne gjuhen tende!!!! TURP!!!!!!!!
Kur nuk duam vetem, mos te presim respektin dhe dashurine nga te huajte!!!!!!!!!

Ketu me vjen vetem per te thene “mungese e theksuar kulture dhe informacioni”… Ku jetojne keta njerez???????
I keshilloj njerezve te tille te zgjohen nga ky negativizem se jane komplet jashte realitetit!
Mos te kene motive jete nenvleresimin dhe mosrespektin ndaj njerezve te tjere per tu ndjere vete te plotesuar!!!!!! Mos ta shohin aty kuptimin e jetes dhe lumturise!
Duhet te fillojne te llogjikojne me vend para se te presin ndryshime ne kete vend! Sepse kjo fryme dhe ky qendrim reflekton realitetin,frymen dhe kulturen e Shqiperise.
Çdokush duhet te filloje nga vetja. Nuk eshte vone!!!!!!!!!!!! Ende nuk eshte vone!!!!!!”- përfundon Mirjam.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here