Pas lajmit të publikuar në rrjete sociale rreth këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe faktit që ajo kishte byrekë në makinë dhe reaguar e revoltuar moderatorja Albana Osmani.

Ajo ka publikuar një foto në Instastories ku tregon se ka blerë bukë për familjen e saj duke theksuar idenë dhe mbështetjen për vajzat që ja dalin vetë në jetë.

Postimi i plotë i moderatores Albana Osmani:

“Lexova një lajm ku diskutohej Çiljeta që blinte byrekë. Sa çudi ee? Se po i pati blerë në Lushnjë nuk do të diskutohej ëëë? Në këtë foto kam dosjen plot dokumenta të fondacionit që sot në 40 gradë e kusur duhet të mbaja radhë, për ti patur!

Kam dy bukë që do ua çoj mamasë timë në plazh po sot, sa janë ende të ngrohta. Vetë i bleva, vetë mbajta qeset se nuk kam shërbëtor dhe as nuk do kem ndonjëherë. Sa të kem rini e forë për të bërë çdo gjë vetë.

Dhe çanta ime e kombinuar shumë bukur me veshjen sepse fundja jam vajzë e re dhe pjesë e TV dhe medias ku imazhi ka padiskutim rëndësi. Por kjo s’do të thotë që një byrek i blerë në lagje, në Lushnje apo i bërë nga gjyshja dëmton. Fallsitet në karakter dhe stisjet janë ato që mbajnë erë gjizë! Big up për të gjitha vajzat që po ia dalin në jetë me forcë e kurajo!”,-përfundon postimi i saj në rrjete sociale./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here