Shpat Kasapi thotë se pasioni i tij i dytë pas muzikës është sporti, dhe nëse ai nuk do të kishte pasur sukses me këngën, është i sigurt se do të arrinte sukses në basketboll.

“Çfarë do të isha bërë nëse jo këngëtar? Definitivisht do të isha bërë basketbollist. E kam dashur basketbollin, që kur kam qenë fëmijë. Unë 12 vjeç luaja me 18 vjeçarët dhe dallohesha për saktësinë dhe fuqinë goditëse të topit. Të gjithë më thërrisnin që të luaja me ta. Nuk e kam tradhtuar asnjëherë këtë sport, është sport relaksues dhe vazhdoj ta dua shumë. S’ka asnjë dyshim se do të isha bërë basketbollist”, ka thënë Shpati gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, i cili është i fejuar me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj, ka thënë se dyshja nuk kanë realizuar dhe as që kanë në plan të realizojnë ndonjë duet të përbashkët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here