Shpat Kasapi, këto ditë ka hedhur në qarkullim klipin e tij më të fundit të këngës “Medikament”, që është pjesë e albumit më të ri që ai ka hedhur në tregun muzikor.

Kësaj radhe, këngëtari ka bashkëpunuar me “Max production”. Klipi ka shumë skena të bukura dhe Shpati gjatë gjithë klipit luan pacientin në spital, ndërkohë që ledhatohet nga dy modele seksi, njëra bionde e tjetra zeshkane, të cilat luajnë rolin e infermiereve.

I gjithi ka skena provokuese, që nga krevati në spital ku infermieret ledhatojnë dhe prekin në mënyrë provokuese këngëtarin, i cili si pacient rri i shtrirë në krevat, e deri te skenat në ashensor ndërsa modelja vallëzon së bashku me Shpatin.

Në anën tjetër, e fejuara e tij, Afërdita, e cila tashmë gjendet pranë familjes së saj në Shtetet e Bashkuara, nuk ka reaguar fare në këtë drejtim, pasi të gjithë këtë klip e sheh si shumë normal. Kjo për faktin se ajo është rritur në Amerikë, ku profesionin dinë ta ndajnë nga jeta private dhe se jo të gjitha gjërat që shfaqen në ekran janë të vërteta.

Jo si në rastin e një klipi të Ermal Fejzullahut, për të cilin thuhej se këngëtari ka pasur probleme me bashkëshorten për shkak të skenave të nxehta me modelet gjatë xhirimit.

Sa i përket planeve të tjera muzikore, Shpat Kasapi së shpejti do të publikojë një duet me një këngëtar të ri. Kështu, ai do të jetë një nga artistët që përkrah talentët e rinj në karrierën e tyre, pasi duetet me këngëtarë të njohur i afirmojnë më shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here