Shpa-Kasapi“Të dashur miq kam kënaqësinë që përmes këtij statusi t’ju informoj se për pak ditë do t’ju njoftoj me personin e zemrës sime”, kishte shkruar ditë më parë në rrjetet sociale.

Tek sot Shpat Kasapi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi teksa e puth afër buzëve.

“Çfarë befasie në Andre Caffe”, ka shkruar Shpati në Instagram, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse vajza është figurë publike apo e njohur për botën e medieve, kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Ndryshe, këngëtari këtë vit do të paraqitet edhe si aktor në filmin “Drejt Fundit”, i cili do të publikohet brenda pak muajsh. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BS_R061l469/?taken-by=shpatkasapi85

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here