Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj Shpat Kasapi ka përmbyllur një aktivitet të gjerë me koncerte nëpër diskoteka të ndryshme shqiptare në Evropë dhe si duket po i jep vetes pak pushim.

Është fjala për këngëtarin, i cili sipas ‘Panoramës’ po qëndron pranë të dashurës në SHBA. Ai kohëve të fundit ka realizuar disa këngë dhe bashkëpunime. Bëhet fjalë për videon e këngës “Ti je ajo” një bashkëpunim mes Shpatit dhe reperit V-Ton.

Kujtojmë se Shpati dhe Afërdita ka kohë që janë fejuar, por pengesa kryesore sigurisht që është largësia pasi modelja me familjen e saj jeton në SHBA, kurse këngëtari në Maqedoni.

Shpati gjatë turneut atje, kur ishte së bashku me këngëtaren Adelina Ismaili, pati rastin të njohë më afër familjen e të fejuarës. Dhe tash si duket ai po i “mbushë bateritë” për t’u rikthyer me energji më të mëdha në realizimin e projekteve të reja. Ndërkohë po kënaqet me sukseset e të fejuarës.

Afërdita para disa kohësh ishte prezente në sfilatat e organizuara tek “Fashion Detroit 2009” së bashku me modelen Tika Camaj, një sukses tepër i madh për bukuroshet, duke ditur rëndësinë e këtij evenimenti. Të kontaktuar nga “Panorama plus”, Afërdita ka sqaruar se “Shpati për momentin po qëndron tek unë, ndërkohë së shpejti pritet të kthehet përsëri në punën e ti,j ku e presin projekte të reja”. Ndoshta së bashku me Shpatin do të udhëtojë edhe Afërdita, pasi ajo është pjesëmarrëse tek festivali “Kënga Magjike 2009″.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here