Ka filluar të merret me muzikë që 12 vjeç, ndërkohë që sot po shijon suksesin, famën, por… edhe paratë.
A fitohet mjaftueshëm nga muzika?
Pasi investoj në karrierën time, bëj klipe dhe këngë e shumë punë të tjera, sigurisht që fitoj mirë. Mundohem të jem më i mirë e më i mirë…
Sa rëndësi i jep performancës dhe pamjes?
Jam personazh pulik dhe kujdes bëj në të gjitha paraqitjet që nga pamja, ushqimi, look-u. Në show biz patjetër duhet të bësh hapa përpara me imazhin, me modën dhe gjithçka që bartin yjet botërorë.

Kush të jep përkrahjen më të madhe?
Përkrahjen më të madhe ma japin miqtë, nëna ime të cilën e admiroj dhe ka një shije të jashtëzakonshme, si dhe kuptohet, e dashura ime Afërdita.
A ke qenë ndonjëherë i dashuruar me një vajzë maqedonase dhe a do ishe martuar me një të tillë?
Po, kam qenë i dashuruar, por nuk kam menduar për martesë se kam qenë shumë i ri. Pra, dashuria nuk njeh fe dhe nacionalitet. Ajo nuk ka kufij.
Si është të jesh aq i famshëm sa Shpat Kasapi?
Unë nuk e shoh veten ashtu, megjithatë bëj punën e një personazhi publik dhe mundohem me gjithë shpirt të jem njeri si gjithë të tjerët, ndonjëherë më pengon fama por ndonjëherë më kryen punë (qesh).
Të pengon jeta publike?
Jeta publike kërkon më shumë kujdes ndaj punëve dhe gjërave që i dëshiron, por nëse bën një balancë, atëherë gjithçka do jetë mirë.
Cilët janë anët pozitive dhe negative të show-bizit?
Anë të mira ka shumë, por edhe të këqija normalisht. Për të filluar një punë të tillë duhet të jesh i gatshëm për të gjitha. Kjo nënkupton të kesh nerva të përballosh të gjitha, dashuri, fat për atë që e punon. Fjala showbiz nënkupton gjithçka (qesh).
E mban mend honorarin tënd më të lartë dhe çfarë ke blerë me të?
Po, kam qenë në një koncert në Amerikë, mbrëmje prej 16 mijë dollarësh. Shumë më kanë ndihmuar që të blej gardërobë të mirë dhe dhurata gjithashtu.

BLERAND REXHEPI

Burimi: Viapt.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here