normal_shpati-aferdita1Ata kanë gjashtë vite që frekuentojnë njëri-tjetrin dhe deri më tani nuk ka  pasur asnjë krizë në lidhjen e tyre, të paktën deri më tani nuk kishim dëgjuar  ndonjë krisje në dashuri, ndonëse largësia e bënte të veten. Afërdita për shkak  të obligimeve të karrierës ishte e detyruar të largohej drejt Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, ndërsa Shpati mbetej me punët e tij në Maqedoni. Shpat  Kasapi dhe Afërdita Dreshaj, çifti simpatik, duket se i ka dhënë fund fejesës  dhe romancës disavjeçare pikërisht këtë të hënë, ditën e fillimit të javës.

Ditë  e re, nafakë e re për këngëtarin! Në mëngjes herët Shpati ishte përgatitur që të  deklarohet si beqar, pasi tashmë është ndarë nga e fejuara. Edhe pse shpesh  shfaqeshin së bashku duke u deklaruar shumë të dashuruar, siç duket kjo lidhje  në distancë nuk e kishte pasur problem të funksiononte deri në këtë kohë, ose të  paktën Shpati nuk kishte qenë i guximshëm që të pranojë krizën që ka pasur në  lidhjen e tyre. Afërdita shpesh udhëtonte drejt Shkupit për të vizituar të  fejuarin, qëndronte me ditë të tëra dhe më pas së bashku nisnin obligimet e  tyre, qoftë koncerte, mbrëmje muzikore, intervista apo evente të ndryshme. Për  kaq vite sa kanë qenë së bashku, çifti ka pozuar jo pak herë në disa revista,  ndërsa kanë realizuar edhe fotosesione tek i mirënjohuri Fadil Berisha. Të  pyetur shpesh për ndonjë martesë të mundshme, ata të dy gjithmonë  justifikoheshin se nuk kanë kohë për shkak të angazhimeve profesionale.

Madje në  një intervistë të fundit dhënë për mediat shqiptare, Afërdita është shprehur: “Kemi plane, por kur nuk e dimë. Sa herë themi do martohemi vitin e ardhshëm, na  dalin aktivitete. Ne duam të bëjmë një dasmë të madhe. Si fillim duam ta bëjmë  tradicionale, pastaj mendojmë në rrethin e ngushtë familjar. Por kur të vijë  koha, është e sigurt një gjë, që dasma do të bëhet në Shkup. Familja ime do të  vijë aty, kështu e kemi planifikuar”, është shprehur Dreshaj, me shpresë që një  ditë do të jetë nuse te familja Kasapi, por një gjë e tillë deri më tani nuk  ndodhi e as nuk ka për të ndodhur.

Fjalët për krizë në lidhjen e tyre dolën pas  shfaqjes së Afërditës në vilën e aktorit të famshëm Leonardo Di Caprio, ndërsa  për këtë rast është prononcuar edhe Shpati, duke thënë se vajza në foto është  Afërdita, ndërsa Di Caprion e kemi mik dhe e kemi takuar disa herë. Arsyet e  ndarjes ende nuk dihen, por i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Shpati e ka  pranuar ndarjen duke thënë: “Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita e jo  mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të  shkurtër, por nuk dëshiroj të flas shumë rreth arsyeve të ndarjes, thjesht nuk  na shkonte”, është shprehur këngëtari i njohur Kasapi në lidhje me ndarjen e tij  nga bukuroshja Dreshaj. I pyetur gjithashtu nëse ka ndonjë mundësi ribashkimi e  tejkalimi të krizës, ai është shprehur shkurt: “Jo, nuk ka shanse”.

Portale të  ndryshme gjatë javës kanë shkruar se shkaktarë kryesorë për ndarjen e Shpatit  nga Afërdita ka qenë pikërisht e ëma e Shpatit, znj. Gjylymsere Kasapi  (profesoreshë në universitet), e cila nuk ka mundur të durojë fjalët që  fliteshin për nusen e djalit të saj nëpër media dhe qarqe të ndryshme. Ndërsa  miq të afërt të Shpatit kanë deklaruar se ata kanë mundësi të ribashkohen pas  një kohe, për shkak se Shpati është shumë i dashuruar pas saj, ndërsa Afërdita e  ka keqpërdorur mirësinë e të fejuarit. Gazeta ka kërkuar të marrë prononcim edhe  nga Dreshaj, por ajo është përgjigjur shkurt, duke na thënë se për ndarjen do të  flasë në një moment tjetër.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here