Shpat Kasapi flet për lidhjen me Albijona MuharremajFotografi të shumta të këngëtarit Shpat Kasapi në shoqërinë e bukuroshes shqiptare, Albijona Muharremaj, e cila sapo është shpallur “Miss Gjermania”, bën që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Por, vetë këngëtari për revistën Who ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta, transmeton Telegrafi.

“S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Albijonën e kam mikeshë të mirë dhe ne kemi pasur projekt që të bëjmë një fotosesion së bashku. Besoj që do ta realizojmë së shpejti”, ka thënë Shpati pa dhënë më shumë detaje për frekuentimet e vazhdueshme me Miss Gjermaninë.

Shpat Kasapi flet për lidhjen me Albijona Muharremaj

Ndërsa përsa i përket faktit nëse i pëlqejnë shumë Miss-et, Shpati tregon se: “Mua më pëlqejnë vajzat me fizik dhe paraqitje të bukur, por nuk do të thotë që më pëlqejnë vetëm Miss-et, se nuk kanë vetëm ato fizik të mirë.”

Ndryshe këngëtari shkupjan sapo ka publikuar këngën e tij më të rë “Pa shpirt”, me të cilën është konkurent në edicionin e sivjetëm të festivalit “Kënga Magjike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here