Shpat Kasapi dedikim live për Afërdita DreshajnShpat Kasapi ka imituar sonte Chubby Checker në spektaklin e njohur “Your Face Sounds Familiar”.

Këngëtari shkupjan ka interpretuar hitin e këngëtarit ‘Twist Again’, të cilin Checker ia kishte dedikuar t]ë dashurës, atëbotë Miss Bota

Shpati ka kënduar dhe interpretuar një nga këngët më të bukura dhe të njohura të tij “Twist Again” të cilën Checker në atë kohë ia ka dedikuar partnerës së tij, ish Miss Bota, Catharina Lodders.

Para se të dal në skenë, aktorja Olta Gixhari e ka ngacmuar me batuta Shpat Kasapin duke i treguar se Chubby ia ka dedikuar Miss-it të tij këngën, transmeton Telegrafi.

Këngëtari nuk e ka lënë pa ia kthyer me një koment duke u shprehur se “Meqë ai ka pasur Miss botën, edhe unë kam pasur Miss Kosovën”.

Kujtojmë se Shpati vite më parë ishte në lidhje me këngëtaren Afërdita Dreshaj, e cila tashmë ka të dashur hokeistin çek, Jakup Kindl. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here